Kinë- Britani, përplasje mbi ekzekutimin e 53-vjeçarit
Kinë- Britani, përplasje mbi ekzekutimin e 53-vjeçarit
Kryeministri britanik, Gordon Brown, ka thënë se ishte revoltuar nga ekzekutimi të martën i një britaniku të kapur duke trafikuar heroinë në Kinë, duke nxitur që kjo e fundit të denonconte "akuzat britanike" dhe të mbronte sistemin e saj gjyqësor.
Të afërmit e Akmal Shaikh, 53- vjeçar, qeveria britanike dhe Bashkimi Europian Union kishin bërë thirrje për mëshirë, duke argumentuar se ish-biznesmeni vuante nga një çrregullim bipolar disorder, ose ndryshe nga fiksime depresive. Gjykata Supreme e Kinës refuzoi këtë apel, duke thënë se evidencat për sëmundje mendore ishin të pamjaftueshme.
Brown e dënoi ekzekutimin, që u krye në rajonin e largët perëndimor të Xinjiang me fjalë të rënda, duke thënë se kjo mund të ngrejë temperaturat diplomatike mbi çështjen.
"Unë e dënoj ekzekutimin e Akmal Shaikh në fjalët më të rënda, dhe jam i revoltuar dhe i zhgënjyer që kërkesat tona të vazhdueshme për mëshirë nuk u morën parasysh",- tha ai në një komunikatë të lëshuar nga Ministria e Jashtme.
"Jam veçanërisht i shqetësuar për faktin se nuk është kryer asnjë vlerësim shëndetësor."
Bashkimi Europian i bëri jehonë fjalëve të kryeministrit.
"Është shumë për të ardhur keq që Kina nuk ka marrë parasysh thirrjet e vazhdueshme nga Bashkimi Europian dhe të një prej vendeve anëtare të tij për ndryshimin e vendimit për zotin Shaikh",- tha presidenca e bllokut të 27-vendeve në një komunikatë.
Kina ishte po aq e vendosur në mbrojtjen e saj të ekzekutimit.
"Asnjë nuk ka të drejtë të flasë keq për sovranitetin e gjyqësorit të Kinës," tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme kineze Jiang Yu said. "Ne shprehim pakënaqësinë tonë të thellë dhe vendosmërinë në kundërshtimin e akuzave të Britanisë."
Shaikh u ekzekutua me anë të një injeksioni, njoftonte agjencia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua. Ajo tha se familja e tij qe "e tronditur dhe e zhgënjyer" dhe kritikoi qëndrimin e Kinës për shëndetin e tij mendor.
"Ne jemi të tronditur nga sugjerimet se vetë Akmal duhej të kishte sjellë evidencat për gjendjen e tij të dobët mendore," thanë ata në një deklaratë.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|